Lajme

​Haxhiu: Thaçi dukej në siklet të madh, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi rreth vendndodhjes së kreut të AKR-së Behgjet Pacolli.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ka paralajmëruar arrestimin e Pacollit nëse ai ka hyrë ilegalisht në Kosovë, në kohën kur pritet të formohet qeveria e re.

Sveçla i bëri thirrje Pacollit të tregojë vendndodhjen e tij. Pas kësaj, erdhi reagimi i presidentit Thaçi, i cili në një bisedë telefonike në emisionin Debat Plus në Dukagjin i ka quajtur shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh se Pacolli është futur me të në Kosovë.

“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli.

Thaçi ka thënë se Sveçla “mos t’ia mësyjë i vetëm shtëpisë së tij, por le ta merr edhe Kurtin”.
“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”, ka thënë ai.

E ndaj këtyre deklarimeve së fundi ka reaguar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me kreun e vendit duke thënë se ‘Thaçi dukej në siklet të madh, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button