Lajme

​Kështu do të shpërndahen 60 milionë euro nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike

​Kështu do të shpërndahen 60 milionë euro nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike
Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar se si do të shpërndahet shuma prej 60 milionë eurove nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike.

“36.679 biznese të cilat kanë deklaruar 206.852 të punësuar do të përfitojnë nga ky fond. 37.3 milionë euro u janë ndarë sot mbi 15,500 bizneseve. 22.7 milionë euro do t’iu ndahen edhe bizneseve tjera, sapo t’i përditësojnë të dhënat në EDI”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, nga gjithsej 60 milionë euro, sot është ekzekutuar pagesa e parë prej 37.710.730 milionë euro, si pjesë e Planit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Fondit të rimëkëmbjes ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button