Lajme

​Mustafa: Vjosa Osmani ka zhgënjyer një pjesë të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ai vlerëson vullnetin politik të shumicës dhe nuk brengoset për disa vaje që i dëgjon se subjekti që drejton mund të përçahet, pasi nuk përçahen kur kanë demokraci të brendshme dhe ku shumica e Këshillit të Përgjithshëm kanë vendos për koalicionin me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe.

Duke folur për Vjosa Osmanin, tha se janë disa që kanë zhgënjyer një pjesë të LDK-së, por kjo është çështje e tyre. Ndërsa, për fatin e saj në subjektin që drejton, tha se i mbetet organeve drejtuese të vendosin.

Ai përsëriti që qytetarët nuk bëhen për qeverinë.

“Zgjedhjet bëhen për Kuvendin e Kosovës, askush nuk mund të thotë se kush me kë do ta bëjë qeverinë”, tha ai.

Mustafa tha se Qeveria e re e Kosovës menjëherë duhet të bëjë kontaktin me Berlinin dhe ta fitojë përkrahjen për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, është e nevojshme që të kontaktohet Franca për t’u zotuar se do të luftohet korrupsioni, por gjithashtu duhet të kontaktohet edhe Holanda, pasi me vendet e tjera thotë se nuk do të ketë probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button