Lajme

102 mjekë nga Serbia futen në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka aprovuar hyrjen e ekipit mjekësor nga Serbia.

Nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitarë në Merdare kanë hyrë 102 mjekë nga Serbia të cilët do të shpërndahen në komunat e banuara kryesisht me serbë për t’i ndihmuar qytetarët nga pandemia COVID-19.

Autoritetet kufitare kanë verifikuar secilin nga mjekët dhe ka prit lejen nga Ministria e Shëndetësisë për t’i lejuar ata të futen në territorin e Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar listën me emrat e 102 mjekëve të cilët tani ndodhen në Kosovë dhe aprovimin e MSh-së për të hyrë në Kosovë. Nga kjo listë, 82 persona janë me destiancion në komunën e Graçanicës./IndeksOnline/

Burimi

Back to top button