Lajme

11 policë të Kosovës janë prekur nga COVID19, 244 në vetizolim

Me orar të shtuar Policia e Kosovës po qëndrojnë vazhdimisht në terren për të mbajtur rend dhe siguri për qytetarët e vendit tonë.

Drejtori Rashit Qalaj, në Debat Plus ka folur rreth kohës së pandemisë, për angazhimin e policisë dhe ka thënë se është shumë i kënqur me punën e tyre, transmeton Indeksonline.

Ai tregoi gjithashtu se deri më tani 11 pjesëtarë të policisë janë prekur nga COVID19, e një numër i tyre i madh kanë shkuar në vetizolim.

“11 policisë janë infektuar, 4 nga ta janë shëruar kurse 7 janë në shërim. Kemi pas një numër të cilët janë hyrë në vetizolim si pasojë që kanë pas kontakte me persona që kanë rezultuar pozitiv apo me familjarët e tyre.

244 nga policët kanë shkuar në vetizolim, e nga ky numër momentalisht 29 janë ende duke vazhduar vetizolimin”, tha Qalaj.

Ai tha se asnjëri nga policët nuk është i shtruar në QKUK, derisa gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, ndërsa po trajtohen në kushte shtëpiake./Indeksonline

Back to top button