Lajme

12 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive sot janë të shtrirë 21 pacientë, 12 prej tyre të infektuar me COVID-19.

Sipas raportit të kësaj klinike, gjendja e pacientëve të prekur me koronavirus është kësisoj:

Tetë raste janë në gjendje stabile, 4 prej tyre janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Njëra në repart e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast me përkujdesje intensive që ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike, transmeton Indeksonline.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 895, 657 të shëruar dhe 28 viktima./Indeksonline/

Back to top button