Lajme

13 persona grumbullohen në fshatin e Malishevës, Policia iu shkon në derë

13 persona dje janë ndaluar në fshatin Balicë të Malishevës pasi ishin grumbulluar duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.

Me urdhër të prokurorit, sipas policisë, të dyshuarit janë liruar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe një person në fshatin Astrazup për të njejtën arsyeje.

Raporti:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

· Fsh. Astrazup, Malishevë 15.04.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Fsh. Balicë, Malishevë 15.04.2020 – 20:50. Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.

Burimi

Back to top button