Lajme

14 punëtorë shëndetësor të Neurologjisë në karantinë pas kontaktit që patën me shtatzënën që vdiq nga Covid 19

Gruaja nga Gjakova, me inicialet V.P., 40 vjeçe, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK-së, si pasojë e infektimit me COVID-19. E ndjera kishte qenë shtatzënë në javën e 28-të. Mirëpo, edhe foshnja e saj ka ndërruar jetë. Ky rast e ka çuar në 16 numrin e personave të vdekur nga koronavirusi në Kosovë. E ndjera kishe kërkuar ndihmë mjekësore në disa spitale klinika kosovare. E si pasojë e kontaktit me të tashmë 14 punonjës të Klinikës së Neurologjisë të QKUK’së janë futur në karantinim. Të gjithë ata kanë rezultuar negativ pas testimit me Covid 19.

“Të 14 punonjësit e Klinikës tonë kanë rezultuar negativ me COVID-19”, thotë ai.

Por, përderisa asnjëri nga mjekët kosovarë nuk po arrinte të zbulonte simptoma se e ndjera ishte prekur nga COVID-19, kishin qenë mjekët e Klinikës së Neurologjisë të QKUK-së ata të cilët i kishin pasur dyshimet e para se ajo ishte prekur nga koronavirusi.

Kësaj zonje tashmë të ndjerë i ishin bërë tri testime me dyshimet për koronavirus, dy të parat kishin rezultuar negative. Ndërkohë në testimin e tretë kjo zonjë ishte diagnostikuar si e infektuar me COVID-19. Kështu deklaroi drejtori i Neurologjisë, Nexhmedin Shala.

“Ajo ka qëndruar te ne për disa orë. I kemi pasë dyshimet tona se ajo ishte prekur me COVID-19. E kemi sugjeruar që t’i bëhet testimi. Në dy testime ka rezultuar negativ, ndërkohë që vetëm në testimin e tretë ka rezultuar pozitive”, ka sqaruar Shala për Express.

Ai tha se tashmë e ndjera kishte shkuar në Klinikë me simptoma të kokëdhimbjes.

Kjo është vdekja e 13-të e pacientëve me COVID-19 në Klinikën Infektive dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button