Lajme

19-vjeçarja që u vrɑ nga ish – bashkëshorti ishte kushërira e këngëtares shqiptare




Vendi u trondίt sërish nga një tjetër vrɑsje, kësaj here në Tuz të Malit të Zi.

Ilir Gjokaj shkoi në banesën e ish-partneres së tij, 19-vjeçares Shejla Bakija, duke q ëlluar me b reshëri ɑrme këdo që i doli përpara. Plυmbat i morën jetën të resë dhe gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plɑgosur rëndë babai i vajzës.

E reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh ishte ndarë nga ai, duke u zhvendosur në shtëpinë e prindërve të saj.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Enisa, ka treguar në rrjete sociale se Sheila ka qenë kushërira e saj.

Në një postim të ndjerë, ajo shkruan:

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë post tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button