Magazina

23 vite më e re, por ja ç’ thotë Adelina për marrëdhëniet me bashkëshortin

Adelina tregoi se a e ka problem diferencën në moshë me bashkëshortin.

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është e martuar me avokatin maqedonas Serjozha Markov, me të cilin ka disa vite diferencë në moshë.

Madje lidhur me këtë çështje ajo shumë herë është paragjykuar, por gjithmonë ka treguar se është shumë e lumtur dhe e dashuruar në lidhjen me Serjozhën.

Së fundi, një ndjekës e pyeti “Diferenca ne moshe ne cift sjell debate? Apo t’lejon te llastohesh me shume? Pozitive/Negative?”.

Këngëtarja tha se nuk e ndjen fare diferencën në moshë me bashkëshortin, madje e sheh si gjë pozitive, ngase vlerëson se njv burrë më i pjekur në moshë e vlerëson një femër më shumë.

“Te jem e sinqert une aspak nuk e ndjej diferencen edhe pse e kemi! Ndjehesh me e Respektuar, vleresuar! Sepse nje burr me nje mosh te pjekur kur dashurohet din ta vlersoj femren dhe ta trajtoj me ndryshe! Ne kte jam e bindur! Un ndjehem me e dashuruar dhe e dashur se kurr! Kte fat do ja d eshiroja cdo femreje! Ne jemi 7 vite te plota bashk per 8 dhe cdo dite duhemi sikur diten e pare! Po une besoj se rezultati eshte vetem pjekuria e tij! Dhe vetebesimin qe e kemi te dyt!”, ishte përgjigja e saj.

Adelina Tahiri njihet për jetën luksoze që bën, ajo kohë pas kohe sjell pamje brenda shtëpisë luksoze, ndërsa gjithmonë është e veshur nga brendet më të njohura.

Kujtojmë se Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov janë prindër të një djali, që e kanë quajtur Joni.

Back to top button