Lajme

26 vjeçari që vdiq pasi kërceu nga kati i 5’të i konvikteve është nga ky qytet i Kosovës

Një djalë i moshës 26 vjeçare ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e cila po shërbejnë si karantinë për personat të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme.

Gjatë pasdites së sotme, A.M., 27 vjeçar i gjinisë mashkullore nga Gjilani, ka kërcyer nga kati i pestë i njërit prej objekteve të Qendrës Studentore, i cili ka vdekur meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

Për vdekjen e tij Metro mëson se ka ndodhur në QKUK, ndërsa rastin për rënien e tij nga lartësitë e konfirmuar për Metron, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.

Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rënda kryesisht në bazën e kokës.

“Me date 03.05.2020, rreth ores 17:20, ekipet e emergjences dhe Policia kane shkuar te qendra e studenteve dhe nje person eshte percjell me autoambulance ne drejtim te klinikes emergjente. Njesitet e policisë dhe forenzika kane dale ne vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do te sqarohen rrethanat tjera, ndersa lidhur me gjendjen shendetsore referonju kompetenteve ne QKUK”, thuhet në përgjigjen e policisë. gazetametro

Back to top button