Lajme

28 të shëruar e vetëm një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

28 persona janë regjistruar si të shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, përderisa nga 194 mostra vetëm një është diagnostikuar pozitiv me Covid-19.

Rasti pozitiv është nga Poliçka e Kamenicës.

Me shtimin e 28 pacientëve të shëruar, numri total i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 561.

Në Kosovë, nga 8 shkurti e deri më 7 maj 2020 janë testuar 9279 mostra të dyshimta. Pozitivë kanë rezultuar 861 raste, e 27 kanë vdekur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. lexoni më shumë…

Burimi

Back to top button