Lajme

30 rastet me COVID-19, ky është lajmi i mirë për Prishtinën

Prishtina nuk e ka konfirmuar sot asnjë rast me koronavirus, përkundër 30 të tjerave që u konfirmuan në tërë territorin e vendit.

Për këtë, ka shkruar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që është shprehur i lumtur për këtë statistikë, shkruan lajmi.net.

“0 raste sot në Prishtinë, e 30 në krejt Kosovën. Thank you Prishtinë! One day at a time! Vazhdojmë nesër dhe qëndrojmë në shpi. Vetëm edhe pak”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Prishtina është në karantinë që nga e shtuna e kaluar kur ishin konfirmuar 20 raste me koronavirus brenda një dite. /Lajmi.net/

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button