Lajme

44 vjeçari që vdiq nga Koronavirusi ishte në dializë

Infektologu Arben Vishaj ka bërë të ditur të dielën se pacienti 44 vjeçar nga komuna e Gjilanit që humbi jetën sot nga Koronavirusi, ka pasur probleme të rënda shëndetësore.

Sipas tij, ai ka qenë në hemodializë ndërsa në Infektivë është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

Me vdekjen e pacientit të sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 21.

“Sot në orën 11:30 minuta për fat të keq ka humbur jetën edhe një pacient tjetër. Pacienti ka qenë i lindur me 1976, është nga rrethi i Gjilanit. Përndryshe ka qenë në hemodializë, ka pasur sëmundje tjetër dhe për fat të keq ka humbur jetën… pacienti kur ka ardhur ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai gjatë tërë kohës ka qenë në hemodializë nga pamjaftueshmëria klinike të sëmundjes së veshkave. Ka qenë në një gjendje septike me infiltrim mushkëror dhe mjerisht sot ka pësuar fatalisht”, ka deklaruar Vishaj per KosovaPress.

Deri më tani kanë rezultuar 731 persona me COVID-19, prej tyre 165 janë shëruar./Objektiv/

Back to top button