Lajme

5 mijë e 448 persona nën mbikëqyrje të IKSHPK-së, kanë pasur kontakt me personat e infektuar

Edhe 36 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte në Kosovë, duke e quar numrin total të prekurve në 449, shkruan Insajderi.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është bërë e ditur se 5 mijë e 448 raste kontakti janë nën mbikëqyrje.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”, apelon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Lexo edhe:

Edhe 26 raste me Koronavirus në Kosovë

Lajm i mirë: Shkon në 79 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Burimi

Back to top button