Lajme

5 vite nga Përleshja e Kumanovës, pamje të policisë maqedonase të plagosur

Pikërisht sot para pesë vitesh në orën 5 të mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, nisi një nga ngjarjet më të rënda dhë në të njëjtën kohë më të komentuara, Përleshja e Kumanovës.

Më 9 maj të vitit 2015 një shkëmbim zjarri shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë në mes të forcave të policisë dhe një grupi të armatosur të identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare në qytetin verior maqedonas, në Kumanovë.

Gjatë të shtënave, tetë policë maqedonas dhe 10 nga pjesmarrësit shqiptarë u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën.

Derisa, të shtënat përfunduan të nesërmën, më 10 maj 2015 në një operacion nga policia maqedonase dhe forcave të armatosura, ku 28 njerëz janë arrestuar dhe akuzuar për “terrorizëm, akuzat janë bërë “nga ana e autoriteteve maqedonase”.

Indeksonline sjellë në kujtesë këtë ngjarje, duke pasqyruar pamje të ushtarëve maqedonas të plagosur në mbrëmjen e 9 majit në Kumanovë. Ku për dy ditë radhazi raportoi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarjes i paraprin gjendja e keqe politike në Maqedoni, ku opozita publikonte përgjimet të ashtu-quajtura “bomba qeveritare”, ku njerëzit e kabinetit qeveritar kishin diskutuar për korrupsion dhe biseda nacionaliste anti-shqiptare sidomos ai i Ministres së Mbrendshme, Gordana Jankulovska ku u dëgjua dukë thënë se “shqiptarët e Maqedonisë mund t’i zhdukim mbrenda një ore” dhe “me shqiptarët duhet t’i lajmë duart”.

Më 21 prill 2015 afër 40 pjesëtarë të UÇK-së sulmuan policinë kufitare në Goshnicë afër kufirit me Kosovën. Fatmirësisht nuk pati të vdekur as të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale./Indeksonline

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button