Lajme

51-vjeçari me Koronavirus nga Kosova ikë nga spitali

Një 51-vjeçar nga Malisheva ka rezultuar me Covid-19 në momentin kur ka shkuar të vizitohet në spital për shkak të lëndimit të krahut në punë.

Mjekët konstatuan dhe shenja të koronavirusit dhe kanë vendosur t’i bëjnë testin por burri nuk ka pritur përgjigjen e analizave dhe është larguar nga spitali.

Ai sot është konfirmuar zyrtarisht me koronavirus pas daljes së rezultatit të analizave. Edhe pse mjekët e izoluan në një dhomë të vecantë në spital ai mundi të largohet duke ju shpëtuar dhe punonjësve të policisë në korridoret e spitalit.

Mjekët njoftuan policinë e Kosovës dhe ai është lokalizuar si një qytetar nga Malisheva i ditëlindjes 1969.

Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika.

Kështu deklaruan punonjësit e urgjencës.

IKSHP është duke punuar për identifikimin e kontakteve të tij.

Burimi

Back to top button