Lajme

58-vjeçari i dyshuar për vrâsjen e 17-vjeçares kishte pesë ditë që kishte ardhur nga Gjermania

Një vrâsje e dyfishtë ka ndodhur të shtunën në fshatin Vitomiricë të Pejës. Një 58-vjeçar po dyshohet se ka vrârë një 17 vjeçe e më pas është vetëvrârë. E i dyshuari për këtë vrâsje R.B kishte pak ditë që nga Gjermania kishte ardhur për në Kosovë. Kështu po deklaron, vëllai i 17-vjeçares së ndjerë Bajrami.
“Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjâk. Ka ardhë këtu, dhe ma vrâu motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka deklaruar Bajrami.

Source link

Back to top button