Magazina

Bebe Rexha tund rrjetin me vallëzimin provokues në Tik Tok

Bebe Rexha është aktualisht shqiptarja më e percjellura në rrjetin social TikTok, me plot 5.6 milionë fansa.l

Ajo lë prapa në këtë rrjet social edhe Dua Lipën e cila ka 4.9 milionë dhe Rita Orën me Ava Max, të cilat kanë nga 1.1 milion fansa secila.

Rexha ndan shpesh me fansat në TikTok video të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe postimet me përmbajtje seksiste.

Një gjë të tillë e ka bërë në videon e fundit të ndarë me fansat, ku shihet duke vallëzuar, dhe vuri ne fokus të pasmet e saj atraktive.

Këngëtarja shqiptare është parë duke vallëzuar nën ritmet e këngës “Buss It” të Erica Banks, ndërsa videoja mendohet se është xhiruar në prapaskenat e xhirimeve të klipit të saj të ri./kosovarja

Back to top button