Lajme

7 familjarë rrahen mes vete në Gjilan, njëri dërgohet në QKUK

Me 10 maj 2020, rreth orës 14:00, Policia e Kosovës në Gjilan kanë pranuar një informuar për një rast “Lëndim i rëndë trupor “ , që kishte ndodhur në fshatin Livoq i epërm.

Njësitet reaguese policore me urgjencë i janë përgjigje rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para mësohet se deri te incidenti të ketë ardhë pas një mosmarrëveshje familjare , ku më pastaj janë përfshi në një përleshje fizike në mes vete shtatë të dyshuarve, ku si pasojë e përleshjes kanë pësuar lëndime

trupore, me ç ‘rast njëri prej tyre ka pësuar “lëndime të renda trupore” dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-ë në Prishtinë.

Nga ana e Policisë janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit ndaj katër te dyshuarve është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Burimi

Back to top button