Lajme

81 të prekur me koronavirus, Ferizaj ia kalon Malishevës

Komuna e Ferizajt ia ka kaluar edhe Malishevë për nga numri i të prekurve me COVID-19, shkruan Insajderi.

66 persona ishin të infektuar deri më tani në Ferizaj, pas konfirmimit edhe të 15 rasteve të reja sonte numri i të prekurve në total në këtë komunë ka shkuar në 81.

Në njoftimin e sotëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk është raportuar për ndonjë rast nga Komuna e Malishevës. Aktualisht numri të prekurve me COVID-19 në këtë komunë është 71.

Nga komuna e Ferizajt janë shënuar edhe dy viktima nga ky virus.

Gjatë ditës së sotme nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 70 vjeç nga Neredime e epërme -Ferizaj, i konfirmuar me COVID-19 me datë 13.04.2020.

Pacienti është referuar nga QMF-Ferizaj dhe hospitalizuar në Klinikën Infektive me 12.04.2020 në gjendje të rënduar. Pacienti ka patur sëmundje shoqëruese (Inflitrim pulmonar dhe Hipertension arterial)./Insajderi.com

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button