Lajme

A do të futet Prishtina sërish në karatinë? – Flet drejtori i Shëndetësisë

Nëse është e nevojshme që Prishtina të izolohet sërish do të ndodh, kështu ka thënë drejtorit i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

Gashi ka thënë se që nga dalja prej karantinës qytetarët kanë shpeshtuar daljet.

Nga dalja e karantinës megjithatë kemi pasur një lëvizje më të madhe të qytetarëve si në këmbë, në markete, ashtu edhe me vetura, do të thotë nga e hëna e kaluar kemi pasur një fluks më të madh të qytetarëve të cilët disa kanë respektuar rekomandimet, por ka pasur edhe raste që i kemi parë duke qarkulluar pa masa mbrojtëse”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka theksuar se vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes sepse virusi nuk ka kaluar, dhe si rrjedhojë varësisht nga sesi do të veprojnë qytetarët do të veprohet edhe rreth karatinimit ose jo të Prishtinës.

Thirrja dhe lutja jonë ka qenë që sidomos nga e hëna t’i respektojnë masat, t’i kenë masat mbrojtëse, pasi lufta me COVID-19 është aktuale dhe nuk ka përfunduar ende.

Jemi në koordinim ditor edhe me nivelin qendror dhe me Shtabin e Komunës së Prishtinës, dhe aktualisht varësisht nga zhvillimi i situatës edhe mund të merren masa ashtu siç ka treguar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës”, ka thënë Gashi në linjë direkt për Express.

Ndryshe, mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësi prej 14 rasteve të reja me COVID-19, kanë njoftuar se një prej rasteve është nga kryeqyteti.

Gjithsej në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur në 884, të shëruar janë 655 dhe gjerë tani janë shënuar 28 viktima nga ky virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button