Lajme

A do të ketë pushime këtë vit? Ministri shqiptar jep përgjigjen përfundimtare

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për sezonin turistik në vend, duke thënë se ai do jetë sektori i parë që do injektojë para në ekonomi.

Në një intervistë për Euronews, Klosi ka thënë se sezoni në Shqipëri do të hapet më shpejt se në vendet e tjera të rajonit. Ai ka thënë se kjo do jetë dhe një datë si fundi i pandemisë.

“E vetmja gjë që dihet me siguri është se pushimet këtë vit nuk do të jenë si vitet e tjera, por do të jenë gjithsesi pushime. Vera do të shënojë rihapjen e gjithë jetës sociale të vendit dhe kjo do të shoqërohet me masa më të larta sa i përket higjienës dhe distancimit social, por turizmi do të jetë injeksioni i parë që do të hyjë në ekonomi, edhe me para të ardhura nga jashtë, por edhe brenda.

Virusi po kontrollohet për momentin shumë më mirë se më përpara. Kemi lajme të mira për gjetjen e kurës dhe vaksinës, ndaj duhet të fillojmë të mendojmë se fundi i muajit maj do të ketë shumë më tepër lehtësira sa i përket sektorit të turizmit”, ishte kjo deklarata e Klosit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button