Lajme

A do të zhvlerësohet marrëveshja “historike” nëse Trump bie nga pushteti?


Kosova dhe Serbia më 4 shtator, në Uashington, nënshkruan marrëveshjen “historike” nën prezencën e presidentit amerikan Donald Trump.

Nënshkrimi në letrat e bardha nuk është i mjaftueshëm, i rëndësishëm është implementimi i marrëveshjes mes dy shteteve që po i vazhdojnë negociatat për përmirësim të raporteve.

Përkundër zërave se zgjedhjet në SHBA do të mund të ndikojnë në implementimin e kësaj marrëveshje, nga administrata e Trump thonë për lajmi.net se do të punohet fortë për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Eksperti i ekonomisë në Kosovës, Safet Gërxheliu duke komentuar situatën për lajmi.net thotë, se natyrisht që nuk është i mjaftueshëm vetëm nënshkrimi, por duhet edhe implementimi.

Ai beson se rruga e Amerikës drejt mbështetjes së Ballkani Perëndimor ka qenë dhe do të jetë e pa marrë parasysh epilogun e zgjedhjeve.

“Është më së e vërtetë që 4 shtatori e ka një rëndësi të pakontestuar për Kosovën por edhe për Ballkanin Perëndimor. Duhet të kuptohet që është më mirë të dialogohet se sa të luftohet dhe kjo marrëveshje nuk duhet vetëm të nënshkruhet, por edhe të jetë implementuar. Besoj që kjo e ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, sepse ka ndodhur në momentin kur politika ditore dominojke dhe në këtë drejtim një ngjarje e tillë me rëndësi edhe ekonomike, politik, gjeostrategjike, sociale edhe integruese duhet vërtet të duartrokitet”, ka thënë Gërxheliu.

Eksperti i ekonimisë thotë se për implementimin e kësaj marrëveshje duhet të këtë gatishmëri edhe nga institucionet vendore, pasi sipas tij, ka pasur raste kur institucionet kosovare duke prodhuar agjenda ditore dhe duke mbrojtur vetëm interesat e partive politike dhe jo të shtetit, mund të dështojnë në implementim.

“Por, nuk është problemi vetëm nënshkrimi, duhet të kemi gatishmërinë për implementim, në këtë drejtim ka ndodhur që institucionet kosovare duke prodhuar agjenda ditore dhe duke mbrojtur vetëm interesat e partive politike dhe dhe jo të shtetit do të dështojnë në implementimin. Nuk duhet në të kolaudojmë se çka do të ndodh pas zgjedhjeve në Amerikë, a do të fitoj Trump a kush do të fitojë. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të absorbojmë sa më tepër që mundemi nga kjo marrëveshje. Por, jam i bindur që rruga e Amerikës drejt mbështetjes së Ballkani Perëndimor ka qenë dhe do të jetë e pa marr parasysh epilogun e zgjedhjeve, prapë interesi amerikan do të jetë me ne, tek ne dhe për ne. Prandaj nuk duhet hezitim nga kjo, por duhet të kemi hezitim pse nuk punojmë për shtet dhe pse nuk kemi projekte konkrete, të cilat duhet të implementohen duke shfrytëzuar gatishmërinë dhe vullnetin e popullit amerikan përmes Presidentit dhe institucioneve tjera relevante”, ka thënë Gerxhaliu.

Mirëpo marrëveshjet e arritura i ka kundërshtuar ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili është zotuar se këto marrëveshje nuk do të implementohen me ardhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, ngase sipas tij, marrëveshjet shkelin Kushtetutën e Kosovës.

Ai ishte ankuar se ish-ambasadori i Gjermanisë, Richard Grenell i cili ka ndërmjetësuar marrëveshjet e nënshkruara në Uashington kishte rol në rrëzimin e Qeverisë së tij.

Po ashtu, kujtojmë, se kandidati për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Demokrate, Joe Biden, ka qenë i rezervuar në komente sa i përket marrëveshjeve të cilat janë arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Ai është shprehur se Kosova duhet të trajtohet si shtet i pavarur dhe jo si pjesë e Serbisë. Kandidati Demokrat, Joe Biden dhe rivali i tij nga Partia Republikane, Donald Tump do të përballen mes veti në njërën ndër pikat pikante që është edhe kursi i politikës së jashtme amerikane.

Zgjedhjet në Amerikë do të mbahen në nëntor të këtij viti.


Back to top button