Lajme

A do t’i bashkohet qeverisë Hoti: Vjen përgjigja e “prerë” nga PDK

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka thënë se në këtë parti s’është diskutuar asnjëherë përfshirja në Qeverinë Hoti, raporton GazetaBlic.Ai në një postim në Facebook ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie se do të qëndrojnë në opozitë.“PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, në disa portale dhe media, është shpërndarë lajmi se kinse PDK ka dhënë shenja për të qenë pjesë e koalicionit qeverisës, ose nuk është duke e mohuar pjesëmarrjen e saj në koalicionin qeverisës në të ardhmen.Ndërsa, kur e lexon ose e degjon intervistën e prof. Enver Hoxhajt, është e kundërta e asaj që thonë këta tituj e lajme.

Edhe pse e kemi përseritur shumë herë, disa media po vazhdojnë ta thonë të kundërtën e asaj që ne e kemi thënë.PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button