Lajme

A ‘ëndërron’ Kurti ta ketë krahë të djathtë Vjosa Osmanin në LVV, ja përgjigjja e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nëse ‘ëndërron’ të ketë krahë të djathtë në LVV, Vjosa Osmanin.

Nga ana e tij, Kurti ka lavdëruar tej mase punen e Osmanit, duke theksuar se në këtë kohë pandemie ajo po bën një punë të jashtëzakonshme.

Madje, Kurti ka kujtuar faktin se për Osmanin largoi nga posti i të parit të Kuvendit, Glauk Konjufcen.

“Për Vjosa Osmanin situate është krejt ndryshe, sepse ajo në vitin 2017 kur LDK doli e treta, e mori dhe e ngriti LDK, e bëri gati parti të paren. Kuse tash është VV e para, PDK e dyta kurse LDK e treta. Meqenëse LDK e ka shpallur armikun e brendshem- armikun kryesor. Unë bashkëpunoj me të, ajo është kryekuvendare dhe kam verëm djalë vlerimi të larta për të, e lavdërimi për punen dhe bashkëpunimin e saj”, ka thënë ai te Cim Peka.

“Ajo tashmë po e kryen shumë mirë punen e saj, në rolin e kryetares së Kuvendit në këtë kohë pandemie, përndryshe ajo është në një pozite shumë të rëndëishme dhe nuk mendojë se përkatësia partiake mund të jetë primare”, ka vlerësuar tutje Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button