Lajme

A ishte i infektuar me COVID-19, 83-vjeçari i vdekur në Infektivë – mësohen detaje të reja!

Gjatë ditë së djeshme një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut vdiq në Infektivë.

I moshuari i cili ishte i dyshuar për koronavirus në mbrëmje rezultoi negativ.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha.

“Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”.

Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive.

36 persona të prekur me Covid-19 janë në trajtim në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi duke u menaxhuar nëpër reparte ndërsa vetëm një rast është në mjekimin intenviz”.

Sot edhe një person lirohet si i shëruar”, deklaroi Ajazaj-Berisha për Klan Kosova.

Vdes pacienti në Infektivë, pritet rezultati për t’u vërtetuar nëse ishte i prekur me Covid-19

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button