Lajme

A ka amnisti për krimet serbe, më në fund flet presidenti Thaçi!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do të ketë amnisti për krimet serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Pas homazheve në fshatin Meje, ku është përkujtuar 21 vjetori i masakrës së Mejës, Thaçi ka folur edhe për idenë e amnistisë së krimeve serbe në Kosovë.

Presidenti Thaçi e ka quajtur gjenocid atë se çfarë Serbia ka bërë në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Ky është një gjenocid i shtetit të Serbisë. Fatkeqësisht ende i pandëshkuar. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkupton një lloj amnistimi të gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë, mirëpo nuk do të ketë në asnjë rrethanë, nga askush amnisti përballë krimeve dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët që ky gjenocid e këto krime të ndëshkohen”, ka thënë Thaçi.

Deklarimi i gazetarit Baton Haxhiu ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Ai në një intervistë dhënë për një televizion në Kosovë kishte deklaruar në mes tjerash se “Nuk ka nevojë të dënohet askush 20 vjet pas luftës”.

Përveç Thaçit, ndaj deklaratës së Haxhiut kanë reaguar shumë zyrtarë shtetërorë e politikë, duke përfshirë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe kryetarin e Kuvendit, Vjosa Osmani, si dhe liderët e partive politike opozitare.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button