Lajme

A ka vdekur me të vërtetë, Kim Jong Un? Ja çka raporton BBC

Kim Jong-un është paraqitur në publik për herë të parë pas 20 ditësh, thotë media shtetërore e Koresë së Veriut.

BBC raporton se agjencia e lajmeve KCNA ka njoftuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut e ka prerë shiritin në hapjen e një fabrike.

Sipas kësaj agjencie, njerëzit në fabrikë “kanë brohoritur me të madhe” kur ai është paraqitur.

Paraqitja e raportuar – e para e tij që prej një takimi në Politbyronë e Partisë së Punëtorëve më 11 prill – vjen pas spekulimeve të shumta për shëndetin e tij, dhe thashethemeve se ai ka vdekur.

Burimi

Back to top button