Keshilla MjekesoreMjekesi AlternativePsikologjiShendetesi LajmeTe TjeraUshqimi dhe Dieta

A mund ta zëvendësojë sauna stërvitjet dhe të ndihmojë t’i shkrijmë kilogramët e tepërt?

Shumica besojnë që, nëse shkojnë rregullisht në saunë dhe i kalojnë 15 deri në 30 minuta “duke u zier” në temperatura të larta, shumë shpejt do të humbin peshë

Në të vërtetë, në saunë djersitemi njësoj, madje edhe më shumë se kur ushtrojmë edhe efekti do të mund të jetë i tillë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekspertët e fitnesit konfirmojnë se kjo nuk është e vërtetë, përkatësisht kilogramët të cilët i humbim në saunë përbëhen nga uji, derisa kilogramët të cilët i humbim duke ushtruar, përbëhen të shumtën nga yndyra.

Në saunë nuk ndërtojmë muskuj, ndërsa në ujë ata që i humbim me djersitje patjetër duhet t’i kompensojmë, që do të thotë se sauna nuk mund të jetë zëvendësim i treningut edhe pse për shkak të nxehjes rritet numri i rrahjes së zemrës mu si edhe te aktivitetet fizike.

Mashkulli i shëndetshëm, i cili peshon 83 kilogramë, në saunë mund të djegë nga 63 deri në 84 kalori brenda 30 minutave.

Dëshironi të dobësoheni dhe të mbani peshën që sapo e keni arritur, ndërkaq me atë rast të definoni trupin, nuk ju mbetet asgjë tjetër pos që të ushtroni rregullisht.

Sauna është mënyra e shkëlqyeshme për relaksim dhe detoksikim të organizmit, gjë që është shumë me rëndësi në ditët e ftohta kur viruset bëjnë kërdi.

Do të na ndihmojë të ruajmë shëndetin dhe të jenë përkrahje e shkëlqyeshme për përpunimin e ushtrimeve fizikisht të vështira.

Për të nxjerrë maksimumin nga sauna, është me rëndësi që para shkuarjes në të dhe pas daljes nga ajo të pini sasi të mëdha lëngjesh, në mënyrë që të pengoni dehidratimin. Çaji i lehtë bimor apo uji me limon janë zgjedhje më e mirë. /Telegrafi/

The post A mund ta zëvendësojë sauna stërvitjet dhe të ndihmojë t’i shkrijmë kilogramët e tepërt? appeared first on Telegrafi.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close