Lajme

A po e njihni? Fati i Qeverisë së Kosovës është në dorën e këtij njeriu


Isa Mustafa u lind më 15 maj 1951 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Shkollimin fillor , atë të mesëm dhe Fakultetin Ekonomik.

Ka magjistruar në shkencat organizative – Menaxhmenti Financiar dhe ka doktoruar në ekonomi, në fushën e Lidershipit të bizneseve. Është profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetin e Prishtinës, në modulet e Mikroekonomisë dhe Menaxhmentit Financiar, si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Punën dhe ekspertizën profesionale e ka filluar në vitin 1974, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa karrierën e tij politike, Isa Mustafa e filloi në vitet e 1980, duke udhëhequr qeverinë komunale të Prishtinës nga 1984 deri 1988. Pas kësaj kohe u zgjodh sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor –teknik me botën.

Gjatë viteve të 90-ta, Mustafa jetoi në mërgim, kryesisht në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kroaci, pasi që ndaj tij u lëshua urdhër arresti nga regjimi serb. Ai u bë Ministër i parë Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil, e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshi.

Si ministër i Ekonomisë dhe Financave ka qenë njëri nga ideatorët dhe themeluesit e “Sistemit të Financimit të Republikës së Kosovës”, i cili falë mbështetjes së bashkatdhetarëve dhe popullit të Kosovës arriti të sigurojë mbijetesën në Kosovë. Prej Kuvendit të Gjashtë të LDK-së ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës është angazhuar kryesisht në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Rikthimi në politikë i Isa Mustafës ndodhë në vitin 2006 ku bëhet këshilltar i lartë politik i atëherë Presidentit të Kosovës, Famtir Sejdiut, ndërsa një viti më vonë fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, të parat zgjedhje ku garohej drejtpërdrejt për kryetar të Komunës. Mustafa në këtë garë mposhti zëvendëskryetarin e PDK-së, Fatmir Limajn. Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, Mustafa i rizgjodh kryetar i Prishtinës, këtë herë pa balotazh.
Kurse kryesimin e LDK-së Isa Mustafa e mori nga ish presidenti Fatmir Sejdiu, më 7 nëntor 2010 ku fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e brendshme partiake. Vlerësohet se përkrahjen për të parin e LDK-së, Mustafa e mori me qëndrimin e tij kundër koalicionit PDK-LDK që funksionoi për tri vjet, nga 2008-2010.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Isa Mustafa garoi edhe për një madat të tretë në krye të Prishtinës, por humbi në balotazh nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit 2014, LDK-ja në krye me Isa Mustafën, doli partia e dytë pas PDK-së. Menjëherë me 10 nëntor LDK së bashku me AAK-në dhe Nismën formuan koalicionin pas-zgjedhor, LAN, ku për kryeministër u nominua kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kurse Isa Mustafa kryekuvendar. Në seancën konstituive të 17 korrikut, Mustafa zgjedhet kryekuvendar me një procedurë që rezultoi jovalide, pasi që çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese. Pas një periudhe gati 6 mujore të ngërcit politik, Blloku në të cilin tashmë ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, tërhiqet nga kërkesa për të marrë postin e kryekuvendarit. Në këtë situatë Mustafa kërkon që ai të jetë i nominuari i Bllokut për kryeministër. Pasi nuk arrihet pajtueshëmri, Mustafa bënë koalicion me kreun e PDK-së, Hashim Thaçi me kushtin që LDK përkatësisht Isa Mustafa të jetë kryeministër i ri.

Isa Mustafa, jeton në Prishtinë, me gruan Qefseren, vajzen Afërditën dhe djemtë Arbenin e Besnikun.


Back to top button