Lajme

A po shkon Greqia drejt njohjes së Kosovës??

A po shkon Greqia drejt njohjes së Kosovës, Hoti tash flet me kryeministrin grek
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se mes tjerash u diskutua për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet”, ka shkruar Hoti.

Këtë të premte në Prishtinë qëndroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili nuk pranoi të tregojë se kur Greqia do ta njohë Kosovën.

Me të arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ministri i Jashtëm i Greqisë tha se janë të interesuar për stabilitet në rajon.

“Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon. Njohja e Kosovës nga Greqia nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë Dendias.

Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet…

Gepostet von Avdullah Hoti am Montag, 12. Oktober 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button