Lajme

AAK nuk lëvizë nga qëndrimet e saj: Haradinaj president ose vendi shkon në zgjedhje

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se në rast se koaliconi qeverisës nuk arrinë të dakordohet që të votohet për president Ramush Haradinaj, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.Këtë deklaratë, Lekaj e dha në emisionin “DPT te Fidani”, teksa shtoi se Haradinaj me liderët e vendit duhet ta ketë shtjelluar këtë temë.

“Nëse nuk bëhet ndonjë dakordancë që të votohet Haradinaj për president, vendi duhet të shkojë në zgjedhje pa dakordancë dhe pa kompromis”, tha Lekaj në T7.

Ai tha se i pari i AAK-së ka takime me Thaçin, Veselin e Mustafën dhe në këtë drejtim “shtjellohen të gjitha çështjet për koalicionin dhe pengesat”.“Aty me siguri është shtjellu edhe çështja e presidentit”, tha ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button