Lajme

Abazi mundohet ta shpjegon shpërbërjen e Bosnjës dhe lidhjen e saj me Kosovën

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka shpjeguar deklaratën e tij në Facebook për shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës.

Abazi thotë se me ndryshimin e territoreve, do të zhvillohet precedenti që të ketë ndryshime të territoreve edhe në shtetet tjera në Ballkan.

“Republika Serbe e ka bërë të ditur qëllimin e saj që të largohet si njësi administrative e Bosnjës dhe të pavarësohet. Krijimi i një precedenti të ndryshimit të kufijve do të përforconte këtë”, thotë ai në T7.
“Do të jetësohej ajo ëndrra e madhe e kishës ortodokse serbe për Serbinë e Madhe. Po krijohet precedenti i ndryshimit të kufijve në Kosovë që përfundimisht të ndahet Bosnja”, tregon ai.

Abazi thotë se më 27 qershor nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje në Uashington, por vetëm një zotim për marrëveshje e cila do të finalizohet në shtator apo tetor kur edhe janë zgjedhjet në SHBA.

Burimi

Back to top button