Lajme

Abazi: VV dhe Vjosa Osmani janë pengesa për planet e Thaçit në dialogun me Serbinë

Anëtari i VV-së dhe ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Osmani dhe VV janë pengesa për planet e Thaçit në dialogun me Serbinë, shkruan Reporteri.net.

“Lufta e Thaçit kundër Vjosa Osmanit është e qëllimshme sepse janë grupi parlamentar i LVV dhe Vjosa Osmani pengesa e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë që Thaçi dhe qeveria e tij duan ta kalojnë në Parlamentin e Kosovës.’’, ka thënë ai.

“Thaçi ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane. Ato kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja që Thaçi e urren Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësimin në dialog.’’, ka shtuar Abazi.

Burimi

Back to top button