Lajme

Afrim Muqiqi “selam” Qeverisë: Lironi dasmat në Kosovë a jeni ju..!

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin Afrim Muqiqi, duke e pyetur rreth situatës së krijuar, se si ka ndi kuar pandemia në organizimin e dasmave e ahengjeve, çfarë ka ndodhur me dasmat që janë planifikuar për vitin 2020 e shumë të tjera.

Afrim Muqiqi ka thënë se është e pakuptimtë që mos të mbahen dasmat, kur tanimë janë hapur restoranet, kafenetë dhe si tuata po shkon drejt normalizimit.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me gjithë dasmorët, janë të interesuar ti mbajnë dasmat, por ne po presim edhe për rekomandimet e IKSHPK-së, të shohim se çfarë po na rekomandojnë, por unë besoj se duhet ti marrim shembull edhe vendet e rajonit sepse Mali i Zi vetëm e ka shpallë të mbyllur pandeminë dhe po mbahen dasmat, ka dasma në Shqipëri, në Serbi, kështuqë besoj që do të mbahen”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka pasë asnjë pro blem as me parapagimet që janë bërë për dasma, pasi që janë në pritje të mbajtjes së tyre

Back to top button