Lajme

Agim Veliu do ta merr këtë ministri në qeverinë Hoti

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili ishte shkarkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për shkak të qëndrimeve të tij të kundërta me Qeverinë që po drejton lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, mund të rikthehet sërish në detyrën prej ministri të brendshëm, në ekzekutivin e drejtuar nga Avdullah Hoti, që pritet të ndodhë gjatë krijimit të Qeverisë së re.

Anton Quni e Vlora Dumoshi, do të vazhdojnë t’i drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes e të Kulturës, siç i kanë edhe pozitat aktuale në qeverinë e Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

Në Qeverinë e re të drejtuar nga LDK, në koalicion me AAK-Nisma-AKR, Listës Serbe dhe minoritetet joserbe, pritet të mos ketë ndryshime të mëdha sa u përket kabinetit qeveritar.

Ndonëse shefi i Ministrisë së Shëndetësisë, e madje edhe ai i diplomacisë ende nuk dihet, më poshtë mund t ndiqni videon ku tregohet për mundësitë e krijimit të legjislaturës së re.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button