Lajme

Ahmeti: Hyrje-daljet në Prishtinë, vetëm me leje speciale — masa të reja nga e hëna

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë disa sqarime pasi kryeqyteti hyri në karantinë

“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB”, ka shkruar Ahmeti.

Ai thotë se “Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri në ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin”.

“Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele. Për ata që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, shkruan Ahmeti.

Burimi

Back to top button