Lajme

Alarmi i OBSH: COVID-19 në këtë kontinent mund të vrasë të paktën 300 mijë persona

Organizata botërore e Shëndetësisë ka bërë një deklaratë alarmante në lidhje me koronavirusin në Afrikë, pasi thotë se COVID-19 mund të vrasë më shumë se 300 mijë persona në kontinentin afrikan.

Përveç numrit të madh të viktimave, koronavirusi mund të sjellë varfëri ekstreme për 29 milionë banorë. Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikën, ka bërë thirrje për ndihmë në vlerë të 100 miliardë dollarëve për të shpëtuar kontinentin.

Deri më tani 54 shtetet e Afrikës kanë konfirmuar më pak se 20.000 raste me persona të infektuar nga COVID-19.

Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në tre deri në gjashtë muaj, Afrika do të mund të përballet me 10 milionë të infektuar.

“Për të mbrojtur përparimin tonë të përbashkët, nevojitet një rrjet i burimeve shëndetësore dhe shoqërore në vlerë të 100 miliardë dollarëvë”, është thënë në raportin e Komisionit ekonomik të OKB për Afrikën.

Në rast të mungesës së intervenimit, një studim thotë se 1.2 miliard afrikanë do të infektohen, derisa 3.3 milionë të tjerë do të vdesin këtë vit.

Burimi

Back to top button