Lajme

Alarmon Merkel: Covid-19 nuk ka mbaruar, merreni seriozisht

Alarmon Merkel: Covid-19 nuk ka mbaruar, merreni seriozisht

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të jenë vigjilentë ndaj koronavirusit.
Sipas saj rrez iqet e paraqitura nga ky virus nuk mund të injorohen dhe se pandemia nuk ka mbaruar.
“Virusi që ka pr ekur të gjithë botën vijon të mbetet serioz. Është e thjeshtë për t’u harruar për shkak se Gjermania e ka përballuar mirë, por kjo nuk do të thotë që rre ziku është shmangur“, tha kancelarja.
“Politikanët të vetëm, nuk do të jenë në gjendje t’i japin fund përhapjes së virusit, të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi. Duhet ta shohim atë si detyrimin tonë të përbashkët dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat për distancimin fizik, mbajtjen e maskave dhe higjienën e duarve, secili prej nesh kontribuon në fatin tonë të përbashkët. Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre“, përfundoi Merkel.

Source link

Back to top button