Magazina

Alberije Hadërgjonaj: Burri më tradhtoi se ishte i bukur e kishte para

Alberije Hadërgjonaj është ndër këngëtaret shqiptare që për vite me radhë është pëlqyer nga publiku.

Ajo gjithmonë ka sjellë projekte të shumta muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime me emra të njohur.

E ftuar në emisionin NIN, Albërija ka zbuluar detaje nga jeta e saj rreth martesës që kishte pasur.

Artisja qysh më parë e kishte pranuar se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar, por kësaj radhe tregoi arsyen e veprimeve të tij.

“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh, sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Ndërsa është pjekur edhe më shumë në moshë, Albërija këtë e mori me sportivitet kësaj radhe veprimin e ish-bashkëshortit, ndërkohë, ajo u shpreh se ndonëse edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen./Kosovarja/

Back to top button