Lajme

Albin Kurti e shkarkon Shkelzen Gashin

Kryeminstri i vendit Albin kurti e ka liruar nga puna Shkelzen Gashin, pas deklaratave skandaloze të tij për UÇK-në

Ky është postimi i tij në facebook që e ka bërë pak minuta me parë.

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button