Albin Kurti merr një tjetër përkrahje, paralajmërohen protesta të mëdha që nuk janë parë që nga koha e Millosheviçit

Politologu, Krenar Shala përmes një postimi në Facebook ka folur edhe njëherë për zhvillimet e fundit në vend.
Shala fillimisht ka ironizuar lidhur me ardhjen e kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, në Kosovë.
Gjersa, me tej, ka paralajmëruar se pasi Presidenti është duke kërkuar formimin e një qeverie të re, thekson se këtë vit duhet të organizohen protesta të cilat nuk janë parë ndonjëherë prej kohës së Millosheviçit.
Shala me këtë rast i ka dalë në përkrahje kryeministrit në detyrë Albin Kurt, duke e quajtur rrëzimin e qeverisë së këtij të fundit si anti-kushtetuese dhe skenar i presidentit.
Madje, Shala presidentin aktual e ka quajtur edhe si famëkeq.
Ja shkrimi i tij:
Politologu, Krenar Shala
Ish shku Presidenti Thaçi promë në mënyrë klandestine në Shqipni për me e trafiku Behxhet Pacollin edhe me e kthy n’Kosovë në mënyrë që me e shpëtu Republikën prej Binit, Arben Vitisë dhe Vjosa Osmanit.
Ky President me veprimet e tij non-stop po na rikujton që sivjet duhet me u organizu protesta të cilat nuk jonë parë ndonjëherë prej kohës së Millosheviqit dhe të cilat do të mundësonin rrëzimin e qeverisë anti-kushtetuese dhe të skenaristit të saj, Presidentit famëkeq, Thaçi.