Lajme

Albin Kurti për ketë qëllim kërkoi ndihmë nga diaspora

Derisa kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kërkuar përkrahje nga diaspora për tu përball më virusin CORONA-19 ka pasur reagime nga më të ndryshmet deri në masën sa Kurti u akuzua edhe për pioena politik apo edhe arsye të tjera.

Shumë qytetarë nga diaspora tashmë i janë përgjigjur kërkesë se kryeministrit dhe kanë dhuruar mjete të Qeveria e Kosovës, por analisti politik Ramush Tahiri është shprehur skeptik sa i përket gatishmërisë se diasporës për të dhuruar.

Tahiri ka thënë se Kosova ka nevojë për ndihmë të çfarëdollojshme me e përballu pandeminë e cila po shënon dhe do të shënoj rritje të të infektuarve me koronavirus dhe çdo ndihmë është e nevojshme e sidomos paratë e freskëta.

Diaspora shqiptare pati rol dominant nëpërmjet remitencave dhe ndihmave të tjera të mbajë normalitetin dhe jetën në Kosovë në kohët më të vështira por edhe përgjithësisht.

Qeveria ka hapur një fond të veçantë por diaspora është lodhur dhe gjithashtu ka ndryshuar në strukturën e sajë duke qenë të gjithë me familjen atje dhe duke dërguar më pakë të holla familjarëve të mbetur në Kosovë diaspora

Ramush Tahiri

“Tash po investojnë në shtëpi dhe banesa si dhe në ekonomi familhare dhe në biznese të vogla, nëblerje të patundshmërive dhe të ngjashme. Unë besoj se më kohë krize pandemie ata do të vazhdojnë të ndihmojnë familjarët dhe të afërmit e tyre gjë që është mirë se e rrit qarkullimin e parave e mallrave dhe mirëqenien që është ndihmë edhe për qeverinë

Nuk besoj se do të ketë interesim të veçantë për këtë fond çfarëdo qoftë qëllimi i Kryeministrit Kurti, ekonomik apo të shtrijë ndikimin politik” ka thënë Tahiri për “Bota Sot”.

Burimi

Back to top button