Lajme

Albin Kurti që nga 1999 është kundër çdo vendimi që e kemi marrë në koordinim me SHBA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri i shkarkuar Albin Kurti i la sjellur në pikën më të ulët raportet Kosovë-SHBA që janë ndërtuar qe disa dekada, shkruan Gazeta Metro.

Duke folur për antiamerikanizmin në Kosovë, Veseli tha se Kurti nuk ka dalë në mbështetje të asnjë procesi që Kosova ka arritur në koordinim me SHBA.

“Më 1999 kur u bë marrëveshja e Rambujesë ishtebpresidenti Klinton dhe ndodhën bombardimet, Albini ishte kundër. Më 2008 kur e shpallëm pavarësinë në kohën e presidentit Bush, Albini nuk besonte dhe ishte kundër. Më 2015 në demarkacion ishim në koordinim me presidencën Obama, Kurti ishte kundër. Sot me presidentin Trump për marrëveshjen finale, ai prapë është kundër. Këto janë fakte”, tha Veseli, në intervistë në Klan Kosova.

Veseli po ashtu tha se Albin Kurti u rrëzuar nga pushteti për shkak të rrezikimit të raporteve me SHBA’në.

Burimi

Back to top button