Lajme

Albin Kurti shfaqet në televizionin e tij, paralajmëron rikthimin në pushtet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shfaqur në televizionin e tij që e ka hapur para disa dite, nga aty ka lëshuar një “mal kritika” për Qeverinë Hoti.

Kurti ka thënë se “Kosova po bëhet Bergamoja e Ballkanit’ duke thënë se situatë më të rëndë se kjo, Kosova nuk ka përjetuar që nga paslufta.

Lideri i Vetëvendosjes ka akuzuar Qeverinë Hoti se nuk po di të menaxhon me situatën pandemike në vend, madje ka thënë se Hoti ka dështuar t’u jap zgjidhje dy krizave, që ai thotë se janë ‘ekonomia’ dhe ‘shëndetësia’.

Ish-kryeministri që u rrëzuar për 51 ditë nga pushteti, po thotë sese VV ka krijuar qeverisjen alternative që përqendrohet në ekonomi dhe shëndetësi dhe se shumë shpejt do të rikthehen në pushtet

“Do ti përmbledhim ato që qeverisja të ndodhë pa asnjë minutë pas rikthimit tonë në qeverisje”, ka thënë Kurti.//gazetametro.net

Back to top button