Lajme

Albulena Haxhiu vs. Abelard Tahiri – VV nisë ‘luftën’ me publikimin e shpenzimeve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka filluar publikimin e shpenzimeve të kabinetit të saj, prej ditës kur e ka marrë detyrën.

Shefi i kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu ka shkruar në Facebook se publikimi i këtyre shpenzimeve po bëhet për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish-ministrit të kaluar.

Ai thotë se për hir të transparencës do t’i publikojnë shpenzimet e bëra në këtë mandat, duke i krahasuar ato me sa ishte në krye të kësaj ministrie Abelard Tahiri i PDK’së.

Shpenzimet e para që kanë publikuar janë ato për derivate.

“Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën kemi filluar ta instalojmë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi vendosur që t’i publikojmë të gjitha shpenzimet e kabinetit të ish ministrit duke krahasuar me shpenzimet e kabinetit tonë”, ka shkruar ai.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button