Lajme

Analisti i njohur kosovar bën thirrje të frikshme: Të gjithë të dalim para kuvendit të Kosovës, mos lejoni që të krijohet kjo Qeveri

Analisti kosovar Rron Gjinovci ka bërë thirrje për protesta.

Ish anëtari i Levizjës Vetëvendosje i cili tashmë është drejtor i ‘ORCA’ Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ka thënë që kosovarët nuk duhet të shikojnë televizorin të shtunën, por të dalin në protesta para kuvendit të Kosovës, njofton Albanian Show

Postimi i tij i plotë është ky më poshtë.

Boll është boll!
Ngutja, manipulimi me orën dhe datën e seancës, fshehja dhe tentimi për ta evitu Gjykatën Kushtetuse, me ni fjalë kontrabandimi në institucione i pushtetit jolegjitim e jolegal, për rrjedhojë jodemokratik, nuk duhet të lejohet nga qytetarët. Ne qytetarët duhet të organizohemi për ta pamundësu këtë kontrabandim me protesta paqësore.
E shtundja nuk duhet të na gjejë para televizioneve, por para Kuvendit dhe përreth tij, për t’mos e leju kontrabandimin e pushtetit jodemokratik. Bandat dhe kontrabanda e tyre në tentativë e ministrave plagjiatorë, e ministrave të dënuar për fsheje pasurie e që fitojnë tendera te partiakët e tyre, duhet të mbetet jashtë institucioneve.
Ne duhet të organizohemi! Ne duhet të protestojmë!

Boll është boll!Ngutja, manipulimi me orën dhe datën e seancës, fshehja dhe tentimi për ta evitu Gjykatën Kushtetuse,…

Julkaissut Rron Gjinovci Torstaina 30. huhtikuuta 2020



Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button