Lajme

Anëtari i VV-së i cili i ka dy vëllezër invalid të luftës i reagon ashpër Shkelzen Gashit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Flamur Maloku përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Shkelzen Gashit.

Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti, në Frontal të T7, tha se raporti i Dick Martyt flet për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo organizatë i ka kryer ndaj civilëve serbë, sipas Gashit.

Gashi pretendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte. E gjithashtu sipas tij, krime kanë kryer edhe individë të mllefosur për shkak se atyre u është bërë padrejtësi nga Serbia.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i profesorit Flamur Maloku.

‘Nuk mund të qëndroja pa reaguar, jo vetëm hatri i dy vëllezërve të mi që tashmë janë invalidë të luftës, por më shumë për ta tërhequr një vërejtje, gjithsesi për të thënë e për ta ruajtur njërën prej vlerave më të qenësishme të historisë sonë të fundit me të cilën identifikohet kjo republikë që e kemi!
Është e ulët Shkelzen Gashi, të bësh etiketa të tilla për luftën e drejtë të UÇK-së. Se kujt i shërben zotëria me at arsenal etiketash, as që dua t’ia di. Janë të gërditshme.
Turp!

Kujtojmë që përveç Malokut kanë reaguar edhe shumë emra të njohur të politikës dhe shoqrërisë civile të cilët kanë kërkuar nga Kurti që ta lirojë nga puna Gashin./Albanian Show

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button