Lajme

Anton Quni tregon pse nuk e votoi Avdullah Hotin për kryeministër

Anton Quni përmes një postimi të bërë në Facebook, ka sqaruar qëndrimine tij në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së.

Ai ka treguar të vërtetën që mos të krikohet hapësirë për spekulime,Ai ka treguar të vërtetën që mos të krikohet hapësirë për spekulime, duke thënë se çmon personalitetin e Avdullah Hotit, por që ka thënë se e sheh të nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjetër të partisë.

Ky është postimi i plotë:

Njoftim: Qendrimi im ne mbledhjen e Kryesise se LDK-se

Te nderuar miq, me qellim qe te mos krijohet hapesire per spekulime ne mediat e ndryshme, dua te ju njoftoj rreth qendrimit qe mbajta sot, ne mbledhjen e kryesise se LDK-se, me rastin e nominimit te kandidatit tone per kryeminister, profesor, Avdullah Hoti.

Meqenese LDK-ja ruan kulturen e debatit para marrjes se vendimeve te saj, para nominimit eshte hapur mundesia per debat te cilen e kemi shfrytezuar duke biseduar me gjuhen e fakteve dhe argumenteve rreth kandidateve te mundshem.
Natyrisht qe edhe nga ana ime eshte çmuar larte personaliteti i profesorit Avdullah Hoti.
Por, e verteta eshte se, kam thene qe e shoh te nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjeter te partise, gjithmone ne perpjekje te permbushjes se nevojes per unifikim te strukturave te partise dhe votuesve te LDK-së.

Me kete rast kam dhene edhe propozimet e mia, e qe ishin me shume se sa nje emer.

Ne fund, pas debatit brenda partiak qe, zakonisht zhvillohet ne atmosfere dhe kulture te larte demokracie dhe cfare vetem subjekti i LDK-se e ka te kultivuar, qendrimet tona u perafruan rreth emrit te profesor, Hotit i cili edhe mori besimin e te te gjithe te pranishmeve.

Une kam abstenuar nga votimi, por natyrisht qe kam respektuar plotesisht vendimin unanim te Kryesise dhe e kam uruar te nominuarin duke i deshiruar sukses dhe me lutjet qe ne kete rrugetim ta kemi bekimin e Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button